;

Round Lab 1025 Dokdo Toner 200ml

Brand: HyaCorp

$ 15.22
Categories: ,
Përshkrim Toner hidratues, balancues dhe qetësues. PËRFITIMET KRYESORE NR.1 NDËR TONERËT MË TË SHITUR NË KORE PËR VITE ME RADHË – I vlerësuar me cmimin e parë ne kategorinë e toner për 5 vite me rradhë (2020-2025). Formuluar  me ujë deti nga Dokdo (Ulleungdo, Kore), i pasur me 72 minerale natyrale (magnez, kalcium, zink) të përftuara përmes teknologjisë së patentuar të filtrimit me membranë, për të ruajtur pastërtinë dhe përqendrimin optimal. HIDRATIM INTENSIV ME 8 LLOJE TË ACIDIT HIALURONIK – siguron hidratim shumë-shtresor dhe ndihmon në krijimin e një barriere hidratuese që ngjitet fort në lëkurë, duke parandaluar humbjen e ujit dhe duke ruajtur elasticitetin. RUAJTJE E BALANCËS OPTIMALE TË PH-SË – ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës pas pastrimit, duke e përgatitur për përthithje më efektive të produkteve të tjera të kujdesit. QETËSIM DHE FORCIM I BARRIERËS SË LËKURËS – përmban Panthenol, Allantoin dhe Betaine, të cilat ofrojnë kujdes qetësues për lëkurën e lodhur dhe të irrituar, duke mbështetur rikuperimin e barrierës. EKSFOLIM SHUMË I BUTË PËR NJË TEKSTURË TË LËMUAR – me Protease (enzimë natyrale) që ndihmon në largimin gradual të qelizave të vdekura për një pamje më të njëtrajtshme dhe të lëmuar. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Tekstura është ujore, përthithet menjëherë pa lënë ndjesi ngjitëse dhe ofron një ndjesi freskie të menjëhershme. Formula minimaliste, pa aromë artificiale, e bën të përshtatshëm për përdorim të përditshëm edhe në lëkurë shumë të ndjeshme. I PËRSHTATSHËM PËR • Të gjitha tipet e lëkurës. Lëkurë të ndjeshme, të dehidratuar ose të lodhur, me teksturë jo uniforme, lëkurë akneike – formulë e lehtë, jo-komedogjene ⚠️ GJATË SHTATZËNISË DHE GJIDHËNIES: Bazuar në formulën aktuale nuk identifikohen përbërës që zakonisht shmangen gjatë shtatzënisë. Megjithatë, për shkak të mungesës së udhëzimeve specifike nga brendi, rekomandohet konsultimi me mjekun PËRDORIMI ���� Aplikoni një sasi të përshtatshme pas pastrimit, me duar ose me pambuk. Mund të aplikohet në disa shtresa për hidratim më intensiv, sipas nevojës së lëkurës.