;

MIXSOON Bifida toner 300ml

Brand: HyaCorp

$ 29.56
Categories: ,
Përshkrim Toner me Bifida Ferment Extract. PËRFITIMET KRYESORE Forcon barrierën e lëkurës –Përmban 100% ekstrakt të fermentuar të Bifida-s, një probiotik i njohur për aftësinë e tij në rigjenerimin qelizor dhe riparimin dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës që rrjedhimisht ndihmon në shërimin më të shpejtë të problematikave. Hidratim i thellë dhe i qëndrueshëm – tekstura e tij e lehtë përthithet menjëherë, duke e lënë lëkurën të hidratuar, të butë dhe të shëndetshme. Hidraton, qetëson dhe balancon – Formula e pasur e tonerit me një teksturë të lehtë dhe ujore siguron hidratim të thellë dhe ushqim intensiv për lëkurën. Përbërësit e fermentuar ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës, balancon prodhimin e yndyrës, redukton skuqjet dhe ndihmon në uljen e ndjeshmërisë, veçanërisht pas pastrimit ose ekspozimit ndaj faktorëve të jashtëm.  Përmirëson elasticitetin dhe vitalitetin – Bifida eshte klinikisht e aprovuar në rritjen e elasticitetit të lëkurës. Formulë minimaliste – pa aromë artificiale, pa alkool të fortë, pa parabene dhe me përbërës të sigurt për lëkurën e ndjeshme. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË MIXSOON Bifida Toner përmban më shumë se 5000 ppm Bifida Ferment Extract, i cili përforcon barrën natyrore të lëkurës duke ndihmuar në mbrojtjen nga stresi oksidativ dhe dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Formula e tij e pastër dhe delikate e bën të përshtatshëm për çdo rutinë, madje edhe për lëkurën shumë të ndjeshme. I PËRSHTATSHËM PËR Të gjitha tipet e lëkurës. ⚠️ E sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, megjithatë rekomandohet gjithmonë konsultë paraprake me mjekun. PËRDORIMI Apliko një sasi të përshtatshme pas pastrimit të fytyrës me duar ose me pambuk, në mëngjes dhe në mbrëmje, si hapi i parë i rutinës së kujdesit për lëkurën.